PEJË:A do ti ndalë ky acarë mbi 100 mijë qytetarë?

Sot në Pejë, krahas mbajtjes së zgjedhjeve po mbanë edhe acari me temperaturat -8 gradë të celsiusit, i cili nuk dihet nëse do të jetë pengesë që mbi 100 mijë qytetarë të kësaj komune do t’i përgjigjen procesit të votimit.  

Sipas Këshillit Komunal Zgjedhor(KKZ) në Pejë, janë përgatitjet, që 104 mijë e 123 personat me të drejtë vote nga Peja të kryejnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet e nesërme nacionale në këtë komunë.

Avdurrahim Haxhisefa nga KKZ-ja e Pejës, citohet të ketë thënë se KKZ-ja e kësaj komune ka bërë të gjitha përgatitjet për mbarëvajtje të procesit të sotëm zgjedhor, sikurse raportohet se nuk ka pasur ndonjë pengesë për fillimin e ndonjë qendre në mëngjesin esotëm.

Sipas tij, komuna e Pejës ka të regjistruar 104 mijë e 123 persona me të drejtë vote ndërsaqë Qendrat dhe vendvotimet janë gati, por se a do të jetë ky acar pengesë për të dalur tek kutia e votimit, për qytetarët e Pejës, mbetet të shihet.