Pejë:Afër 40 qytetarë në gjendje të rëndë shëndetësore

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës po vazhdon trajtimi i pacientëve të infektuar me coronavirus.

Sipas një njoftimi thuhet se në këtë spital aktualisht janë të shtrirë 174 pacientë me COVID-19.

Prej tyre 144 pacientë janë në oksigjenoterapi, 10 janë në CPAP dhe 39 pacientë në gjendje të rëndë.

Gjatë 24 orëve janë pranuar 15 pacientë të tjerë.

“Gjendja aktuale e pacientëve me Covid-19 më datë 13.09.2021:
✓174 pacientë janë të shtrirë;
✓144 pacientë janë në Oksigjenoterapi;
✓ 10 pacientë janë në CPAP;
✓ 39 pacientë ne gjendje të rëndë;
✓ 15 pacientë janë pranuar gjatë 24 orëve të fundit;

Mbroje vetën vaksionohu.”-thuhet në raportin e këtij institucioni.