PEJË:Antarja e PSD-së aderon në AAK

Nga rradhët e Partisë Social Demokrate në ato të Aleancës për Ardhmëinë e Kosovës në Pejë, sot ka aderuar Afrore Berdyna Mazreku, e cila sipas AAK-së, e ka pasuruar ekipin e këtij subjekti politik.

Këtë aderim që ka ndodhur në zyrat e AAK-së në Pejë, e kanë prezentuar kryetari i degës, Ali Berisha së bashku me nënkryetarin e saj, Feim Ademaj.

“Sot familjes së Aleancës ju bashkua znj. Afrore Berdyna Mazreku.

Znj. Mazreku është kandidate për Doktoraturë në fushën e Marketingut dhe ish Koordinatore e PSD për Pejë.

Profili i Afrores plotëson dhe pasuron ekipen e Aleancës në Pejë.”- thuhet në postimin e AAK-së në Pejë./

Lajme365/Pejanefokus