PEJË:Burri bënë gruan për spital

Një dhunë në familje është raportuar të ketë ndodhur në prag të mesnatës së ditës që kaloi, me ç’rast një burrë ka rrahur gruan e tij, duke sjellur atë në gjendje për tretman mjekësor.

Sipas Policisë, kjo vepër e cila cilësohet si dhunë familjare, ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00, me ç’rast thuher se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.