Pejë:E aksidenton dhe më pas e rrahë motoçiklistin

Një person derisa po voziste veturën e tijë në Vitomiricë të Pejës, e kishte aksidentuar një motoçiklist ndërsa më pas edhe e kishte sulmuar atë.

Rasti nga Policia është cilësuar si:”LËNDIM I LEHTË TRUPOR”.

“Me datën 17.05.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti 01.05.2022 pasi kishte shkaktuar aksident me veturën e tij me një motoçikletë e kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar dhe ishte larguar në drejtim të panjohur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”-thuhet në komunikatë.