Pejë:Gjendet një person pa shenja jete

Një person është gjetur i vdekur, në rrugën “Asllan Pushka” në qytetin e Pejës, ndërkohë që ekipi mjekësor e ka konstatuar vdjekjen lajmin e ka konfirmuar policia.

Me anë të një raporti 24 orësh, Policia e Kosovës në Pejë, ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 14:00.

“Rr. Asllan Pushka, Pejë, 23.11.2020-13:55. Raportohet se ne shtëpinë e tij është gjetur i gjakosur dhe pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kane dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet në IML për obduksion”-thuhet në njoftim.