Pejë:Gruaja sulmon dy persona duke mbrotjur burrin e saj

Një qytetar në Pejë është sulmuar nga dy persona të tjerë, ndërsa gjatë përleshjes, ka reguar gruaja e të sulmarit duke mos ndenjur “duarkryq” duke sulmuar personat qe i sulmuan burrin e saj.

Ngjarja sipas Policisë ka ndodhur në paraditën e djeshme, rreth orës 10:00.

“Pejë, 23.01.2022 – 09:53. Viktima mashkull kosovar, ka informuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë,  gjatë përleshjes gruaja e viktimës e dyshuara femër kosovare kishte sulmuar fizikisht dy të dyshuarit. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.”-thuhet në raport.