Pejë:Hajnat plagosin qytetarin që po mbronte pronën e vëllait të tij

Një qytetar është plagosur në territorin e Pejës, derisa nga persona të panjohur, po e mbronte pronën e vëllait të tij nga plaçkitjet që po tentonin t’ia bënin këta të fundit.

Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e natës që lamë pas, në fshatin Nabërgjan të Pejës.

Policia e Pejës njofton se i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, pasi që ishte plagosur me armë zjarri nga disa persona të maskuar, të cilët kishin hyr në shtëpinë e vëllait të ankuesit (i cili jeton në Amerikë).

Njësitet përkatëse policore janë duke hetuar rastin.