Pejë:Hana, vajza e parë e lindur në 2021

Me rastin e ndrinit të viteve,  Spitalin e Përgjithshëm të Pejës e ka vizituar Ministri i Shëbdetësisë, Armend Zemaj, me ç’rast ka treguar se fëmiu që ka lindur në jëtë spital në orët e para të 2021 është vajza me emrin Hana. 

Ai këtë e ka bërë të ditur përmes Zemaj një postimi në rrjetin social në Facebook duke shtiar se mjekët dhe infermierët janë heronjtë e vendit.

“Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, në ndërrimin e motmoteve, kam qenë i nderuar nga pritja e ngrohtë në krye me drejtorin, Dr. Skënder Dreshaj. Pasi i përgëzova për punën, theksova se mantelbardhët e kanë dëshmuar vetën në çdo kohë dhe për këtë jemi krenar. Po ashtu, e vizitova nënën dhe foshnjën e parë të vitit 2021. Foshnja e parë, ishte vajzë e shëndetshme dhe gjendja shëndetësore e nënës është e mirë. Hanës së vogël i dëshiroj rritje të shëndetshme. Mjekët dhe infermierët janë heronjtë tanë. Në festën e ndërrimit të motmoteve ata kujdesen për fillimin e mbarë të foshnjës së porsalindur”, ka shkruar Zemaj në Facebook.