Pejë:I grabiten mbi 300 euro një femreje

Dy hajdut kanë grabitur para, në vlerë prej 360 eurove nga një femër në qytetin e Pejës.

Ngjarjen e kanë konfirmuar nga Policia, sipas të cilës, rasti ka ndodhur në pasditën e djeshme, ku rreth orës 17:30, në rrugën “Halil Agusholli” në Pejë, dy të dyshuar deri më tani të pa njohur, nga viktima femër kosovare kanë grabitur 360 euro.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, të cilat e kanë cilësuar rastin si grabitje.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.