Pejë:Kapet personi qe po falsifikonte teste te Covid-19

Një person në Pejë ka falsifikuar teste të Covid-19, duke përdorur mbishkrim të një laboratori, për çka është arrestuar nga Policia.

I dyshuari është arrestuar pasi që, siç njofton Policia e Pejës, i njëjti dyshohet se ka bërë falsifikimin e testeve Covid-19 me llogo të një laboratori.

Sipas komunikatës, me urdhër të prokurorit janë kontrolluar zyrat e një agjencie ku janë konfiskuar një kompjuter, një biletë aeroplani si dhe disa dëshmi lidhur me dyshimin e falsifikimit të testeve anti Covid.

Personi i arrestuar lidhur me rastin, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.