Një qytetar nga Peja ka raportuar se, gruaja e tij gjatë shtatëzanisë ka humbur foshnjën, ndërsa ishte duke e përcjellur gjendjen e saj.
Ngjarja ka ndodhur në Pejë, ndërsa rasti është konfirmuar nga Policia e Pejës.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij, viktima femër kosovare gjatë shtatzënisë ka humbur foshnjën.”-thuhet në raport, ndërsa me vendim të prokurorit do të kryhet autopsia e fëmijës. Rasti në procedurë hetimore.