Pejë:Kërkohet shtyerja e afatit të pagesave për tatimin në pronë

Sipas njoftimi të qeverisë komunale në Pejë, të gjithë tatimpaguesit borxhlinjë, kanë afat që brenda qarkut kohor 10 ditor nga data e djeshme, të shlyejnë borxhet eventuale apo të hyjnë në Marrëveshje për pagesë të tatimit, në të kundërtën çështja do kalojë tek përmbaruesi.

Një gjë e tillë ka nxitur reagim të shoqërisë civile, sipas antarëve të së cilës, Pushteti komunal do duhej të ju ndihmonte qytetarëve në këto kohë të vështira të pandemisë ku fokusi duhet të ishte tek shërbimet shëndetesore primare e jo tek inkasimi i të hyrave.

Gazmir Raci thotë se Komuna e Pejës duhet që afatin e pagesave të tatimeve t’a shtyej edhe per disa muaj.