PEJË:Masat anti-covid, pengesë për aktivitetet e 28 Nëntorit

Masat anti-covid, pengesë për aktivitetet e 28 Nëntorit në Pejë Për shkak të masave kundër pandemisë, Komuna e Pejës ka planifikuar që të realizojë vetëm dy aktivitete simbolike, për festën e 28 Nëntorit, e cila njihet si festa e flamurit kuq e zi.

“Në ora 11 në qendër të qytetit bëhet lëshimi i balonave nga fëmijet si dhe një defile nga ana e tyre, si dhe Shkolla e Artit merr pjesë më dhjet nxënës, të cilët do të pikturojnë në qendër të qytetit”- ka thënë Aver Husaj nga ky drejtorat, për faqen Peja në Fokus, duke shtuar se një gjë e tillë është bërë vetëm për simbolikën e shënimit të kësaj dite, sepse rrethanat e masave kundër pandemisë kanë pamundësuar të tjera aktivitete.