PEJË:MBI 300 NXËNËS DHE AFËR 100 MËSIMDHËNËS ME COVID – A DO TË KETË MËSIM ONLINE

324 nxënës dhe 68 mësimëdhënës është epilogu i konfirmuar nga Drejroria e Arsimit për të prekurit ne me COVID-19 në shkollat e Pejës, ndërsa nga e hëna shkolla “Asdreni” shkon në mësim online, kurse në atë të kombinuar shkon shkolla “Dardania”.
Kështu ka konfirmuar Naser Gega nga kjo drejtori, sipas të cilit arsimi fillor dhe i mesëm i ulët janë prekur më së shumti, sidomos klasat e 6-a deri në të 9-tën, duke shtuar gjendja e të prekurve është e mirë dhe nuk ka ndonjë rast të raportuar se ndonjëri është hospitalizuar.
Ai tutje kërkoi që të promovohet më shumë vaksinimi kundër COVID-19 dhe tregoi se 75 përqind e nxënësve në Gjimnazin “Bedri Pejani” janë tashmë të imunizuar.