Pejë:Mysafires i vidhen parat në aheng

Para të gatshme dhe stoli ari raportohet t’i jenë vjedhur një femreje, e cila ishte e ftuar në një aheng familjar që u mbajt dje në qytetin e Pejës.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Pejës, sipas të cilëve viktima rastin e ka paraqitur tek Policia, e që ngjarja raportohet të ketë ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00, derisa viktima femër, e cila ishte pjesëmarrëse e atij ahengu është shtetase e Malit të Zi.

“Sipas viktimës, në çantë kishte para të gatshme dhe stoli ari. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relavante”-raporton Policia e Pejës.