Pejë:Ndëron jetë i burgosuri që u dënua për vrasje të rëndë

Një person i moshës 71 vjecare, i cili ishte dënuar për vrasje të rëndë ka ndëruar jetë sot në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.

Per ndarjen nga jeta të personit i cili bartë inicialet S.L kanë konfirmuar edhe nga institucioni i Shërbimit Korrektues të Kosovës, sipas të cilit, i dënnuari tashmë i nbdjerë ka qenë i hospitalizuar në Stacionarin e Burgut të Qendrës Korrektuese në Dubravë, ku po trajtohet për sëmundje të shumta, kurse sipas raportit ai, kohëve të fundit ka pasur komplikime si pasoje e metastazave tumorale, të cilat janë shprehur me ascit (lëng në abdomen) dhe rertentio urinae, si dhe komplikime të tjera, të cilat i kanë vështirësuar funksionimin për të cilin është kujdesur stafi mjekësor i stacionarit, në vazhdimësi.

“Si pasojë e kësaj, dy javët e fundit ka qenë i shtrirë nën kujdesin e vazhdueshëm në Spitalin Rajonal  të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore, i njëjti ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim, për të shtuar se:“I njëjti ishte i dënuar për Veprën  Penale; Vrasje e rëndë. Organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes”.