Pejë:Nisë edicioni i 12-të i filmit të aniumuar “Anibar”

“Izolimi” do të jetë tema e edicionit të sivjetëm, i 12-ti me rradhë  të Festivalit të Filmit të Anuimuar “Anibar” që ka filluar në Pejë.

Me anë të një konference për media, drejtuesit e këtij festivali kanë shpalosur rrjedhën e planifikuar të agjendës, e që sipas drejtorit të organizatës “Anibar”, Vullnet Sanaja, ky festival mund të vizitohet online si dhe fizikisht në disa lokacione, të Pejës:Kinemaja Jusuf Gervalla, Teatri Istref Begolli, Kino Kubat, hapësira e liqenit të parkut të madh, ndërsa temë e veçantë e këtij edicioini do të jetë “Izolimi”, e cila sipas organizatorëve falë situatës së shkaktuar nga pandemia COVID-19, e gjithë bota e ka kuptuar se çfarë do të thotë të jesh i izoluar ndërsa për kosovarët është edhe një arsye shtesë për shkak të izolimit shtetëror që e përjetojmë si pasojë e mungesës së vizave.

E Arba Hatashi, drejtore e festivalit ka bërë të ditur se këtë vit janë 9 kategori të ndryshme të filmave, 6 prej të cilave janë garuese për të cilat është zgjedhur edhe juria e cila do të bëjë përzgjedhjen e fituesve. Përveç këtyre filmave janë edhe disa programe speciale të cilat përfshijnë punëtori dhe panele.

E që në këtë vit në “Anibar” do të përformojnë artistë të rinj, siç janë “Uj pa Gaz”, Yll Megi, Zëada, Eptan, Stratos, Elsa Rraqi e Ilir Bajri, Florenti, Altin Boshnjaku dhe Ashikët e Gjakovës, ka njoftuar përgjegjësja për komunikim me media, Rina Statovci.

Ndryshe, edicioni i 12-të i “Anibarit” ka filluar më 23 korik dhe do të zgasë deri më 30 korrik.

Rina Statovci përmendi që përveç këtyre programeve Anibar këtë vit sjellë edhe programin muzikor, ku do të performonjë shumë artistë si: Uj pa Gaz, Yll Megi, Zëada, Eptan, Stratos, Elsa Rraqi & Ilir Bajri, Florent V, Altin Boshnjaku dhe Ashikët e Gjakovës.