Pejë:Një qytetar u gjet pa shenja jete në rrjedhën e lumit në Zahaq

Një person është gjetur pa shenja jete në pasditën e së dielës në rrjedhën e lumit, në fshatit Zahaq të Pejës raportojnë burimet e redaksisë sonë.
Ndërkaq, se një person është gjetur pa shenja jete në kuadër të territorit të Komunës së Pejës e ka raportuar edhe Policia e Pejës, e cila me anë të një raporti thotë:

“Pejë, 19.09.2021-17:53. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”.