Një qytetar ëahtë sulmuar me thikë nga një person, pas një mosmarrëveshje që kishin pasur me njëri-tjetrin.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Agim Binak Qelaj” në Pejë, me ç’rast, sipas Policisë:”Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka tentuar ta sulmojë fizikisht me thikë viktimën mashkull kosovar.”
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.