PEJË:Tre të arrestuar për vjedhje të dritareve

Tre persona janë arrestuar si të dyshuar për kryerjen e veprës ‘vjedhje e rëndë’, pasi që në fshatin Vitormiricë të Pejës dyshohet të kenë vjedhur 12 dritare me vlerë prej 1200 eurove.

Një qytetarë është ankuar se më datë 23 dhjetor 2020 i janë vjedhur dritaret, ndërsa Njësiti i Hetimeve pranë Stacionit të Polcisë në Pejë, pas një pune intensive kanë arritur tё identifikoj dhe arrestoj tё dyshuarit: J.F. lindur me 1994, F.L.lindur me 1987 dhe S.B.i lindur me 1992.

Tё dyshuarit J.F dhe F.L, pas intervistimit me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit janë ndaluar pёr 48 orё, ndёrsa i dyshuari i tretё ёshtё liruar nё procedurё tё rregullt, kurse dritaret e vjedhura pas konfiskimit i janё kthyer pronarit legjitim.