Pengohen të shkojnë për të votuar në Stamboll

Rrjetet sociale në Turqi janë vërshuar nga njoftimet e shumta të qytetarëve për pengesat të cilat atyre po u paraqiten në rrugën e tyre për të shkuar në Stamboll.

Nesër atje mbahen zgjedhjet e përsëritur për Kryetar të Qytetit Metropolitan të Stambollit ku në garë janë kandidati i partisë së Presidentit Erdogan dhe kandidati i opozotës, Ekrem Imamoglu.

Qytetarët turq pretendojnë se policia turke është duke u paraqitur pengesa të qëllimshme në rrugën e tyre të kthimit për në Stambull për të votuar në zgjedhjet e nesërme.

Image

Kompanitë anketuese e favorizojnë kandidatin opozitar, Ekrem Imamoglu, i cili kishte dalë fitues edhe në zgjedhjet e anuluara të 31 marsit.