Për rastin e patent shoferëve arrrestohen edhe Sylë Bejta e Naim Thaçi

Rasti i patentë shoferëve ku u arrestuan 23 persona bëri shumë bujë në publik, ku në mesin e tyre kishte edhe zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës.

Gjatë ditës së sotshme janë arrestuar dy nga hetuesit e këtij rasti.

Indeksonline mëson se Syl Bejta dhe Naim Thaçi janë arrestuar pasi kanë bërë keqpërdorime në këtë rast.

Policia në ditën e aksionit kishte arrestuar 23 persona, për arsye se dyshohej se u kanë mundësuar personave të interesuar që të pajisen me patentë shofer të kategorive të ndryshme pa kaluar nëpër testet e nevojshme, në kundërvlerë të parave varësisht prej kategorisë së patentë shoferit (400 – 1000 €).

Policia gjatë zhvillimit të operacionit policor kishte sekuestruar edhe prova relevante që do përdorën si dëshmi në procedura gjyqësore.