Për sa muaj u përgjysmua paga e deputetëve në Shqipëri?

Pagat e deputetëve të Shqipërisë do të përgjysmohen për një periudhë 3 mujore.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Byrosë së Kuvendit.

“Byroja vendosi që, në kuadrin e masave për të lehtësuar përballimin e situatës së pandemisë, krijuar nga coronavirusi COVID-19, në shenjë solidariteti me qytetarët dhe bizneset e prekur nga masat ndaluese të koronavirusit, paga e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë  të përgjysmohet për një periudhë tremujore”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Në këtë kuadër, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, u është drejtuar me një letër drejtuesve të tridhjetë institucioneve kushtetuese dhe institucioneve të krijuara me ligj, të marrin të njëjtën nismë, për përgjysmimin e pagës së tyre për një periudhë tremujore, si kontribut në lehtësimin e përballimit të nevojave për parandalimin e përhapjes së këtij virusi të rrezikshëm./OraNews