Për shkak motit të ligë ndërpriten gërmimet në Kizhevak

Sipas Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur gërmimet në Kizhevak do të vazhdojnë në pranverë.

Imazhet satelitore ndihmuan që këtu të identifikohen mbetje mortore.

Qysh atëherë ekspertë nga Kosova, ekipe të EULEX-it dhe të Serbisë vazhduan punimet për zhvarrimin e mbetjeve mortore.

Por për shkak të kohës, gërmimet që filluan në nëntor janë ndërprerë.

Sipas kryetarit të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Ramë Manaj, ato do të vazhdojnë në pranverë.

Në këtë konferencë për media i pranishëm ishte edhe Arsim Gërxhaliu nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Ai tha se është marrë ADN-ja e mbetjeve mortore që tashmë janë identifikuar.

Gërxhaliu: Deri më tani janë tërhequr ato pjesë kockore që kanë qenë në sipërfaqe

Ndërkohë ky nuk është lokacioni i vetëm ku janë bërë gërmime.

Udhëheqësi i Zyrës në Komisionin Qeveritar për Personat e Zhdukur, Kushtrim Gara tha se gjatë vitit janë bërë kërkime në shtatë lokacione.

Sipas tij, gërmimet janë bërë në Polan të Istogut, në katër varreza të besimtarëve myslimanë në Mitrovicë, Suriganë dhe në një lokacion në Gjilan.

Për disa ditë radhazi në këtë lokacion ka pasur kërkime nga Ekipi i Mjekësisë Ligjore të Kosovës dhe asaj të Serbisë, ku janë identifikuar mbetje mortore të pesë personave.

Tags: