Përçahet dega e Vetëvendosjes

Ish-kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Fatmir Rashiti ka reaguar kundër parregullsive që po i benë kryetari aktual i Shtimes Qemail Aliu, sipas Rashitit.

Ai në rrjetin e tij social Facebook, ka potencuar se kryetari aktual Qemail Aliu është personi që i ka shkelur të gjithë intelektualet e kësaj komune, duke punësuar në Prokurim ish-kandidatin për kryetar të komunës së Kaçanikut, i cili i ka humbur zgjedhjet në komunën e vetë.

Rashiti, tutje ka thënë se kyretari Aliu është përbuzësi më i madh i votës së qytetarëve të Shtimes.

Reagimi i plotë:

“Sot do të flasim për prokurimin publik. Kryetari aktual, për këto 23 vite që shkuan , është përbuzësi më i madh i votës së lirë të shtimjanëve ,është njeriu, i cili i përuli të gjithë ata intelektualë e profesionistë , e uli poshtë qytetarin shtimjan duke importuar drejtorin e prokurimit publik, resorin më të ndishëm, nga Kaçaniku, kandidatin për kryetar të komunës,i cili i humbi zgjedhjet atje e te ne gjeti strehim, bile u bë drejtor e i cili nuk është fare i licencuar.

Mendoj se s’ka përulje më të madhe se të injorosh alamet kuadrosh shtimjane e të marrësh kaçanikas të na e bësh drejtor prokurimi.

Diçka po zihet, po edhe këtë do ta kuptojmë shpejt.

Deri nesër, me drejtorin e radhës, ju përshëndes!