Përcaktohen 45 përfituesit e granteve në Prizren

Të premten janë nënshkruar kontratat me përfituesit e projektit të granteve “Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor 2019-2020”, i cili është realizuar në bashkëpunim mes komunës së Prizrenit dhe organizatës Help, me qëllim të përkrahjes së bizneseve të kësaj komune.

Pjesë e ndarjes së këtyre granteve, ishte kryetari i komunës, Mytaher Haskuka, drejtoresha e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Sevil Kazaz, përfaqësues të organizatës gjermane “Help” dhe përfituesit e projektit. Kryetari Haskuka, e vlerësoi të rëndësishëm këtë projekt i cili ka për synim fuqizimin e mikrobizneseve dhe atyre fillestare, duke e quajtur si një nga çështjet prioritare të angazhimeve të qeverisë lokale.

Drejtoresha e organizatës “Help”, Shqipe Breznica, tha se interesimi për të aplikuar në këtë projekt ka qenë i jashtëzakonshëm, ku kanë konkuruar rreth 250 mikrobiznese, me ç’rast janë përzgjedhur 45 prej tyre. Ajo për këtë çështje i kërkoi kryetarit Haskuka, të ketë më shumë përkushtim për të ndihmuar këto biznese përmes skemës së granteve, në komunën e cila shquhet për këtë sferë.

Elvira Krasniqi, përkatësisht, Imridin Tollen, ishin mjaft të lumtur që ishin përzgjedhur në mesin e 45 përfituesve, pasi që sipas tyre, këto grante mundësojnë fuqizimin e kapaciteteve të tyre ekzistuese në mikrobizneset që posedojnë dhe rritjen e numrit të të punësuarve. Ky projekt mundëson bashkëfinancim për grante për biznese të reja dhe mikrobiznese që duan ta rrisin veprimtarinë e tyre. Implementimi i këtij projekti do të monitorohet, dhe të gjithë përfituesit të cilët nuk i përmbahen kritereve të parapara në kontrata, do të privohen nga e drejta e shfrytëzimit të pajisjeve