Përdorimi i telefonave duke ecur në rrugë mund të bëhet veprim i paligjshëm në Japoninë qendrore

Shumë prej nesh shpesh i kontrollojmë telefonat e avancuar ndërsa ecim rrugës, qoftë për të pasur qasje në informacione të ndryshme apo edhe për të shpenzuar kohën.

Por, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, përdorimi i telefonit gjatë rrugës së shpejti do të bëhet akt i paligjshëm në regjionin e Kangawa të Japonisë qendrore.

Zyrtarët e vendit e kanë propozuar këtë nismë, pasi rezultoi që shumë njerëz i përdorin telefonat e tyre ndërsa ecin rrugës.

Yamato city councillors are set to vote on a proposal to ban the activity after research reportedly showed that too many people were looking at their phones wile walking. Pictured: The city of Yamato

Studiuesit vëzhguan 6,000 njerëz përgjatë dy stacioneve të trenave në qytetin Yamato dhe zbuluan se 12 për qind e tyre kishin qasje në telefona.

Nisma vjen pasi thuhet se ka pasur një rritje të incidenteve midis njerëzve që ecnin, dhe ishin të fokusuar në pajisjet e tyre. / Telegrafi