Performancë e jashtëzakonshme (Video)

Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbrëmë organizoi ceremoni të veçantë për shënimin e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku, përmes rrjeteve sociale është shprehur “Mbrëmë Ramë Lahaj magjepsi audiencën në Washington DC. Ambasada e Kosovës së bashku me Washington Performing Arts shënoi 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës me koncertin e tenorit tonë fantastik duke i dëshmuar audiencës së zgjedhur në DC se talenti nuk njeh kufinj. Falenderoj në menyrë të veçantë zotin Vasel Shkreli i cili na i solli tingujt autokton të lahutës.”

Ceremoninë e organizuar me reastin e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës e ka komentuar edhe isht ushtari i UÇK-së dhe tenori me famë botërore, Ramë Lahaj.

“Kështu kremtoj më 20 vjet të paqës dhe çlirimit. Po ashtu duam të falënderojmë SHBA-në që ishte me ne gjatë përiudhës më të vështirë. Faleminderit që vepruat dhe ndaluat gjenocidin. Faleminderit që sollët paqe në shtetin tim dhe shpresë për gjeneratat e reja. Faleminderit që ndaluat regjimin brutal të Sërbisë që na kushtoi me aq shumë jetë. Përgjithmonë mirënjohës.” ka shkruar Lahaj në profilin e tij.