Përfshihen nga zjarri dy shtëpi në Gjakovë

Dy shtëpi të pa banuara në fshatin Neticë të Gjakovës janë përfshirë nga zjarri mbrëmë, raporton Express.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin. Rasti vazhdon të hetohet.

“Një dëshmitarë mashkull kosovar ka raportuar se nga zjarri ishin përfshi dy shtëpi të pa banuar dhe ende nuk dihet pronë e kujt janë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin. Ende nuk dihet shkaku i zjarrit dhe dëmi i shkaktuar. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.