Përfundon numërimi i votave – VV e para, Nisma nën prag

Ka përfunduar numërimi i të gjitha votave të rregullta nga ana e KQZ-së.

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 25.48 për-qind të votave apo 202 mijë e 968 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës e dyta me 24.82 për-qind të votave apo 197 mijë e 702 vota.

Partia Demokratike e Kosovës është e treta me 21.24 për-qind apo 169 mijë e 211 vota.

Koalicioni AAK-PSD është subjekti i katërt me 11.57 për-qind apo 92 mijë e 149 vota.

Nisma-AKR-PD është pranë kalimit të pragut zgjedhor. Ky koalicion deri tash ka 39 mijë e 495 vota apo 4.96 për-qind.

Gjatë ditëve në vijim pritet të bëhet edhe numërimi i votave me kusht dhe atyre të diasporës.