Përfundon protesta e Telekomit, kryeminstri Hoti premton zgjidhje

Përfundon protesta e punëtorëve të “Telekomit” të Kosovës pas një takimi që pati kryetari i sindikatës së kësaj kompanie me kryeministrin Avdullah Hoti.
Kryetari i sindikatës Lamih Balaj tha se kryeministri Hoti ka premtuar se asnjë vend i punës në “Telekom” nuk do të humbë.

Po ashtu kryeministri sipas tij ka thënë se çështja e “Telekomit” është në përgjegjësi të Qeverisë dhe ka kërkuar që të ndërpritet protesta dhe punëtorët të shkojnë në vendet e tyre të punës. Pas kësaj, protestuesit janë shpërndarë të qetë.