Përfundon rrëfimi i Brovinës

Fotografia e publikuar nga deputetja e PDK-së Flora Brovina, përmes së cilës ajo pretendonte se dëshmonte përdhunimet e ushtarëve dhe paramitarëve serbë ndaj grave të Kosovës gjatë luftës, doli të jetë imazh nga një film pornografik.

Pretendimet e deputetes Brovina që edhe palë të tjera t’i përfshijë në këtë rrëfim u shuan nga vetë ajo.

Deputetja e PDK-së Brovina, pas intervistimit nga Prokuroria sot ka deklaruar se “Fotografia me gjasë është e falsifikuar. Ju kërkoj falje të gjithëve, sidomos grave të dhunuara. Mua ma kanë dorëzuar foton diku në vitin 2003 në një zarf. Nuk më ka shku mendja me verifiku sepse e kam nga 2003. Personi që ma ka dhënë është aktivist për të drejtat e njeriut por nuk ia di emrin, ia kam harruar”, raporton KTV.