Përfundon takimi i Abdixhikut me deputetët e LDK-së, Mustafa jep detaje çka diskutuan

Ka përfunduar takimi i kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku me deputetët e partisë së tij që fituan ulëse në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Besian Mustafa, pas takimit ka thënë se ky ishte takim konsultativ për seancën e 22 marsit, në të cilën do të konstituohet legjislatura e 8-të.

“Sot kryetari Abdixhiku ka mbajtur një takim konsultativ me deputetët e LDK-së, me grupi parlamentar te LDK-së, një takim konsultativ për të diskutuar rreth seancës konstituuese të Kuvendit ose legjislaturës së tetë. Ashtu siq ka deklaruar kryetari Abdixhiku të premten do të jetë në një takim sipas ftesës së Kurtit dhe Osmanit. Edhe një herë ishte takim konsultativ me grupin parlamentar të LDK-së për seancën themeluese të hënën”, tha Mustafa.

Mustafa nuk ka folur nëse do t’ia bëjnë kuorumin Vjosa Osmanit për t’u bërë presidente.

“Besoj kryetari është përgjigjur në këtë pyetje”, theksoi ai.

I pyetur nëse janë propozuar anëtarët e kryesisë së re të LDK-së, Mustafa ka thënë se nuk kanë diskutuar për këtë, por vetëm rreth seancës konstituive. /Insajderi.org