Përfundon takimi i nënkryetarëve në LDK

Ka përfunduar takimi i nënkryetarëve në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Klan Kosova mëson se takimi mes kreut të VV-së, Albin Kurtit dhe atij të LDK-së, Isa Mustafës do të zhvillohet në ora 14:00.

Kujtojmë se të dyja partitë që dolën fituese nga zgjedhjet e 6 tetorit kanë harmonizuar programet për bashkëqeverisje; ndërsa sot pritet të nënshkruhet edhe marrëveshja për koalicion.