Përfundon votimi në zgjedhjet në Serbi, partitë shqiptare në pritje te rezultateve

Për herë të parë, pesë parti shqiptare në komunat nga komunat në jug të Serbisë, në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, po marrin pjesë në zgjedhjet e përgjithshme serbe në një listë zgjedhore.

Me një parti në qeverisje, e cila ka shënuar rritje sipas sondazheve të bëra, dhe me një shumicë partish opozitare të cilat janë përcaktuar për bojkotim të qendrave të votimit, një ndryshim politik te vendi ballkanik nuk po shihet në horizont.

Zgjedhjet parlamentare në Serbi, që po mbahen sot (21 qershor), me shumë gjasë nuk do të sjellin ndonjë befasi për strukturat qeverisëse në këtë shtet ballkanik, thonë ekspertët – dhe ndryshimet e vetme do të shihen te radhët e opozitës që përfaqësohen në Parlament.

Në ora 20:00 janë mbyllur të gjitha vendvotimet, ndërsa të drejtën e tyre për të votuar deri në orën 19:00 e kishin shfrytëzuar 45% e qytetarëve, nga 6 milion e 500 mijë votues që kishin të drejtë vote.

Partitë politike shqiptare, Partia për Veprim Demokratik, Alternativa për Ndryshime, Lëvizja për Progresin Demokratik, Lëvizja për Reforma e Partisë Demokratike Shqiptare dhe Partia Demokratike, kanë arritur marrëveshje në fillim të këtij viti që të marrin pjesë në zgjedhje në një listë të përbashkët.

Këto parti kanë thënë se mëtojnë të fitojnë tri ulëse në parlamentin serb.