Përgatitje për mbarëvajtje të Testit të Maturës në Dragash

Në sallën e Kuvendit Komunal të Dragashit, drejtori i Arsimit Vloran Cenaj, i shoqëruar dhe nga zyrtarë komunal për arsim, ka takuar administruesit e testit të maturës nga Dragashi. Drejtori Cenaj, porositi mësimdhënësit që të jenë të përgjegjshëm dhe t’i kryejnë obligimet e marra në mënyrën më të mirë të mundshme. “Duhet të dëshmohemi edhe në këtë proces shumë të rëndësishëm të administrimit të testit të maturës. Ne i kemi kaluar disa prova para maturës shtetërore si testin TIMSS , g arat në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik, ato të Diturisë, Olimpiadën e Matematikës , Olimpiadën e Fizikanëve të Rinj, Testin e arritshmërisë së klasëve të 9-ta ku me angazhimin e përbashkët të mësimdhënësve, drejtorëve të shkollave dhe zyrtarëve arsimor kemi qenë komunë shembull në organizim.Jemi të bindur se edhe testi i maturës shtetërore do të përfundojë si është më së miri’, ka thënë drejtori Cenaj, njofton faqja zyrtare e kësaj komune.