Përgjigje unike ndaj fyerjes raciste (Video)

Tenori me famë ndërkombëtare Ramë Lahaj i ka kthyer përgjigje briliante Kryeministres Serbe Ana Brnabic, e cila shqiptarët i quajti “njerëz të malit”.

Tenori nga Istogu, Ramë Lahaj ka publikuar një video përcjellur me këngë dhe pamjet unike si përgjigje ndaj fyerjes raciste të kryeministres serbe.

Pëmes kësaj videoje Lahaj i ka dërguar përshëndetje Kryeministres serbe nga Hollywood.

Ramë Lahaj ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës në luftën ndaj forcave serbe në Kosovë.