Përjashtohet nga ENQA, Agjencia e Akreditimit të Kosovës

Agjencia Kosovare e Akreditimit është përjashtuar nga Asociacioni Europian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA).

Kjo gjë është bërë e ditur përmes një dokumenti të dërguar në adresë të ushtruesit të detyrës së AKA-së, Avni Gashi, gjatë ditës së djeshme.

Sipas këtij dokumenti në gjuhën angleze, ENQA ka konstatuar se Agjencia Kosovare e Akreditimit nuk i përmbush rregullat evropiane për të qenë pjesë e Asociacionit.

Gjithashthu në të njëjtën letër përmendet mungesa e resurseve njerëzore dhe financiare për të realizuar aktivitete e AKA-së.

Pas shkarkimit arbitrar të bordit të AKA-së, në vitin 2018, në ENQA iu ndryshua statusi nga anëtare me të drejta të plota në anëtare që do t’i shqyrtohej pjesëmarrja./Indeksonline/