Përkujtohen dëshmorët Reshat Çoçaj e Muharrem Samahodaj

Sot janë përkujtuar dy Dëshmorët e Kombit Reshat Çoçaj e Muharrem Samahodaj në 20 vjetorin e rënies së tyre. Të pranishëm ishin familjar, bashkëluftëtar, invalid të luftës, miqë e bashkudhëtar të dy dëshmorëve në luftën për çlirimin e Kosovës.

Është për t’u çuditur se si deri më tani për këto 20 vite nuk ka patur një përkujtim të denjë e madhështor për dy dëshmorët, pothuajse në secilin vit prezencë simbolike, kryesisht familjar dhe bashkëluftëtar të afërt të dy dëshmorëve.

Reshat Çoçaj ishte pjesëmarrës në secilën protestë të organizuar para luftës nga studentët e Universitetit të Prishtinës, një person human, duke i ndihmuar studentët të cilët ishin dëbuar atëkohë nga okupatori serbë. Reshati ishte kyçur në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës që nga themelimi, i cili njihet për kontribut shumë të madh gjatë tërë luftës.

Muharrem Samahodaj njihet për një luftëtar i cili ishte në gjendje gatishmërie në çdo kohë për të dhënë kontributin më të mirë në çlirimin e vendit. / 04online