Përkujtohet ish-kryetari Ukë Bytyqi

Komuna e Suharekës ka organizuar akademi përkujtimore për t’a kujtuar ish-kryetarin, Ukë Bytyçi dhe shoqëruesit e tij, Bajram Bytyçi dhe Bafti Bajrami, në 17 vjetorin e vrasjes së tyre.

Në këtë akademi fjalë rasti ka pasur kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj.

Ai, para shumë të pranishmëve, familjarëve të të vrarëve, përfaqësuesve të LDK-së, dhe qytetarëve të shumtë kryetari Muharremaj ka vlerësuar lartë figurën e Ukë Bytyçit duke ndarë momente që nga njohja me të nga koha e ilegalës, koha e luftës dhe ajo e pasluftës.

Ndërsa Vjosa Osmani nga LDK, ka vlerësuar Ukë Bytyçin si një qytetar të devotshëm dhe një burrë të madh të Suharekës, si një njeri që nuk ka kursyer asgjë si në kohë lufte si në kohë paqe, duke shtuar se Uka ka mbetet i pakrahasueshëm.

Ndërsa djali i Ukë Bytyçit, Flamur Bytyçi përmes emocioneve në emër të familjarëve ka falënderuar pjesëmarrësit që kanë nderuar të rënët edhe 17 vjet pas vrasjes së tyre.

Pas një programi artistik janë bërë homazhe tek busti i Ukë Bytyçit dhe janë vendosur buqeta lulesh tek varrezat në fshatin Semetisht dhe Nishor, njofton Komuna e Suharekës.