Përleshja me thika në Deçan, një person në gjendje të rëndë shëndetësore

Policia e Kosovës është deklaruar për përleshjen në Deçan, shkruan Indeksonline.

Ata thonë se përleshja ndodhi mes dy grupeve, ku Policia ka intervenuar dhe ka arritur të vëjë situatën nën kontroll.

Po ashtu në këtë përleshje janë përdorur mjete të forta dhe thika ku si pasojë tre persona mbetën të lënduar.Një person është në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“Sot rreth orës 16:00 në qendër të qytetit ka ndodhur një përleshje në mes dy grupeve, policia ka intervenuar dhe ka arrit ta vëjë situatën nën kontroll. Në këtë përleshje janë përdorur mjete të forta dhe armë të ftohta- thika me çrast tre persona jane lënduar, një prej tyre është më rëndë. Të lënduarit janë dërguar në emergjencën e sptialit rajonal Pejë, disa persona jane arrestuar, ka prej tyre edhe që janë në arrati. Ende nuk dihet nëse ka policë te lënduar”.