Përleshje mes bandave në Gjermani

Sipas deklaratave të policisë, konflikti nisi fillimisht si pasojë e përleshjeve mes dy bandave në lidhje me trafikimin e lëndëve narkotike.

Sipas tyre, gjatë trazirave shumë kalimtarë iu bashkuan bandave dhe sulmuan policët dhe automjetet e tyre.

Protestuesit hodhën tulla dhe gurë në drejtim të policisë dhe përdorën shufra metalike për të goditur xhamat e automjeteve të policisë dhe duke dëmtuar xhamat e dyqaneve.

“Ne nuk e kemi parë diçka të ngjashme në Shtutgart më parë. Jam I shokuar. Thjesht nuk mundem ta besoj, zakonisht shohim skena të tilla në Amerikë ose në qytete tjera të mëdha, por jo në Shtutgart”, tha një qytetar.

Ndërkohë që shumë pronarë, dyqanet e të cilëve u dëmtuan gjatë protestës u shprehën të irrituar për këto veprime.