Përmbytet Laçi, mbyllen shkollat

Reshjet e fuqishme të shiut natën kanë përmbytur pjesën më të madhe të Kurbinit. Dhjetëra hektarë tokë dhe disa banesa kanë mbetur të rrethuara nga uji. Por dëmet më të mëdha janë bërë në qytet.

Shumë makina janë shkatërruar, dhe uji ka hyrë në biznese, banka dhe institucione. Për këtë arsye të gjitha shkollat janë mbyllur. Kurse në orët e para të mëngjesit u raportua për bllokim të nënkalimit të superstradës në Fushë-Mamurras, ku mjetet kanë devijuar rrugën.

Reshjet e shiut bllokuan në të njëjtën kohë superstradën deri në qytetin e Laçit. Uji ka dalë nga kanali duke mbuluar rrugën Mamurras – Laç.