Përmirësimi i motit: Nis fluksi i kosovarëve drejt bregdetit shqiptar

Qytetarët e Kosovës mezi kanë pritur përmirësimin e motit.

Me qindra automjete e autobusë të organizuar janë drejtuar për bregdet për të kaluar këtë fundjavë.

Lëvizjet e shumta kanë nisur që në orët e para të ditës, ndërsa rreth orës 07:00 është shënuar dhe piku i fluksit të lartë.

Policia kufitare në Morinë ka punuar me procedurë të përshpejtuar madje për disa kohë është shmangur edhe kontrolli rutinor për të mos krijuar radhë e pengesa.

Fluksi pritet të rritet edhe në ditët në vijim, pasi kosovarët shfrytëzojnë çdo ditë më diell për të vizituar bregdetin e Shqipërisë.