Përplasje në mes pozitës e opozitës në Obiliq

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka reaguar lidhur me disa pamje të publikuara nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në këtë qytet, Halil Thaçi, për rrugën që dërgon në fshatin Hamidi.

Thaçi përmes profilit të tij në rrjete sociale, kishte publikuar fotografinë e mëposhtme, duke shkruar se “Kjo rrugë në fshatin Hamidi, jo më larg se në qershor ishte asfaltuar! Qeverisja e AAK-së në Kastriot(Obiliq) asfalton rrugë sa për selfie dhe tendera!

Image may contain: sky, outdoor and nature

Duke e përgënjeshtruar pretendimet e opozitarit nga LVV, Kryetari i Komunës së Obiliqit ka deklaruar se “Ky postim është terësisht shpifës dhe i ultë, andaj Komuna e Obiliqit reagon ndaj këtyre postimeve mashtruese të cilët po bëjnë përpjekje të minimizojnë punët dhe projektet e mëdha që po realizohen në Komunën e Obiliqit”.

Ai më tej ka sqaruar se projekti në fjalë nuk është realizuar në Qershorin e këtij viti, por para 8 viteve.

“Z.Halil Thaçi dhe të gjithë banorët e Sibocit, nga vendi që vjen dhe ai , tashmë shpesh e frekuenton rrugën e re Hamidi-Siboc, edhe ai vet e di projektet që kanë lehtësuar jetesën e gjithë qytetarëve të Obiliqit. Andaj, si Komunë e Obiliqit është tëresisht e papranueshme të lejojmë shpifje dhe mashtrime të tilla, Ne ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Obiliqit edhe z.Halil Thaçi, që të dalin në vendin e ngjarjes dhe të vlerësojmë bashkë të gjitha punimet infrastrukturore që po ndodhin në Obiliq. Sepse, qytetarët e Obiliqit projektet do t’i zgjedhim bashkë , do t’i mbikëqyrim bashkë dhe bashkë do t’i gëzojmë!”, ka shkruar Xhafer Gashi.