Përplasje VV-PDK: “Kemi me ju vjerr në shesh”, “do të përfundoni si Gadafi”

Një ditë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme, aktori dhe regjisori Ard Islami tha se ka marrë një mesazh kërcënus nga përkrahës të VV-së.

“Mbaje në mend Ard Islami. Kemi me iu vjerrë në shesh juve edhe krejt bashkëpunëtorët e PDK-së. Ka ardhë koha jonë edhe krejt këto punë që i bëni, ne kemi me ra, dhe ju do të ndaleni. Edhe atë serialin që e keni promovuar Kadri Veselin edhe krejt punët që i bëni ju. Tash është koha jonë!”, pretendon Ard Islami t’i ketë shkruar dikush.

Përfaqësuesi i PDK-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilir Gashi, kështu ka komentuar kërcënimin ndaj Ard Islamit.

Në reagimin e tij, Gashi pretendon se kërcënimi ka ardhur nga ndonjë përkrahës i Vetëvendosjes dhe me këtë rast kërcënon duke thënë se Albin Kurti “për 6 muaj fatin e Gadafit e përjeton”.

“Albin, lidhi qent endacak! Se për 6 muaj fatin e Gadafit e përjeton! Duhët të jesh kriminel i lindur që të kërcnosh në këtë formë akoma pa marrë pushtet!”, ka shkruar Gashi në Facebook.