Personat me nevoja të veçanta më të diskriminuarit në shoqëri, vetëm 1 % janë të punësuar

Personat me nevoja të veçanta janë ata që diskriminohen më së shumti në shoqëri.

Në Kosovë jetojnë 250.000 persona me nevoja të veçanta.10 për qind e popullatës së përgjithshme në Kosovë, llogaritet të jetë me nevoja të veçanta. Këta persona kanë kufizime të ndryshme dhe për shkak të barrierave të ndryshme që hasin në përditshmëri ata janë të pamundësuar të marrin pjesë në jetën sociale, politike, ekonomike dhe kulturore në vend, situatë kjo që e rëndojnë edhe më shumë situatën e tyre.

Këta persona nuk kanë qasje të barabartë në arsim, punësim, shëndetësi, shërbime sociale dhe mbështetje juridike, shkruan IndeksOnline.

Këto vështirësi ndikojnë drejtpërdrejtë te një numër i personave me nevoja të veçanta të jenë pjesë apo përfitues të skemave sociale dhe të kenë mundësi të vogla për qasje në tregun e punës.

Bazuar në të dhënat aktuale, në Kosovë vetëm 0.1 për qind e personave me nevoja të veçanta janë të punësuar. Ky numër simbolik i të punësuarve ka shqetësuar në vazhdimësi organizatat që merren me të drejtat e personave me nevoja të veçanta.

Në mesin e tyre janë edhe fëmijë me nevoja të veçanta në Kosovë.

Sipas Fondit për Fëmijë i Kombeve të Bashkuara (UNICEF) janë 43.000 fëmijë.

“Meqenëse arsimi ndërlidhet ngushtë me vende më të mira pune, jetë të shëndetshme, siguri sociale dhe ekonomike dhe mundësi për pjesëmarrje të plotë në shoqëri, ne e dimë që fëmijët me aftësi të kufizuara, të cilëve iu mohohet e drejta për arsim, kanë gjasa të përjashtohen edhe nga shoqëria”, thuhet në një komunikatë të UNICEF-it.

Fatkeqësisht, vetëm 5.300 prej tyre vijojnë mësimet në shkollat e rregullta.

Por, për këta fëmijë nevojiten edhe asistentët nëpër klasat shkollore. Ndonëse me ligj, shteti i njeh ata si të barabartë me fëmijët tjerë, nuk ka ndarë ndonjë buxhet për nevojat e asistencës. Andaj, vite me radhë prindërit janë ata që detyrohen t’i paguajnë asistentët për angazhimet e tyre me fëmijët, sipas planit individual që kërkohet për fëmijët me nevoja të veçanta.

Ndonëse me ligj, shteti i njeh ata si të barabartë me fëmijët tjerë, vetë shteti, sipas organizatave për të drejtat e fëmijëve, nuk ka ndarë ndonjë buxhet për nevojat e asistencës.

Përveç shkollimit, shërbimet shëndetësore në Kosovë për personat me nevoja të veçanta vazhdojnë të jenë të mangëta.

Udhëheqës të organizatave që merren me të drejtat e personave me nevoja të veçanta thonë se në mungesë të shërbimeve të domosdoshme, shumë nga këta persona kanë ndërruar jetë.

Ndryshe, Bazuar në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, 10 deri në 15 për qind e popullatës në botë e përbëjnë personat me nevoja të veçanta.