Përurohet ambasada e Kosovës në Katar

Këtë e ka bërë të ditur ministri Punëve të Jashtme në detyrë, Behgjet Pacolli, nëpërmjet një shkrimi në Facebook.

“Kjo ambasadë do të promovojë interesat e Kosovës në një vend që ka një pozicion të rëndësishëm në ekonominë botërore”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Pacollit në Facebook.

Sot Kosova ka përuruar Ambasadën në Doha, Shtetin e Katarit. Kjo ambasadë do të promovojë interesat e Kosovës në një vend që ka një pozicion të rëndësishëm në ekonominë botërore.

Kjo Ambasadë e re është pjesë e përpjekjeve të mia për të zgjeruar rrjetin diplomatik të Kosovës në botë dhe forcimin e marrëdhënieve me ekonomi të fuqishmë.

Në dy vitet e mia si Ministër i Punëve të Jashtme, Kosova ka hapur Ambasadën në Katar, Tajlandë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bangladesh, Norvegji dhe ne jemi në proces për të zgjeruar më tej rrjetin tonë diplomatik.

Mbrojtja e sovranitetit të Kosovës dhe promovimi i investimeve janë prioritet strategjik i imi.