Përurohet pajisja në vlerë të 100 mijë eurove në ORL

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili, i shoqëruar nga Drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, kanë vizituar Klinikën e ORL-së.

Me këtë rast, Ismaili ka përuruar pajisjen e re të FESS-it (Functional Endoscopu Sinus Surgery), aparaturë për trajtim minimal kirurgjik të patologjive së hundës dhe sinusëve.

Klinika e ORL-së për herë të parë po furnizohet me një pajisje të tillë moderne në vlerë 100 mijë euro.

Ismaili tha se milionat e kursyera janë kthyer në modernizimin e pajisjeve mjekësore.

“Miliona euro të kursyera të cilat i kemi kthyer në modernizim të pajisjeve mjekësore po ndikojnë direkt në ruajtjen e shëndetit dhe xhepit të qytetarëve”, tha ministri Ismaili.

Sipas MSH, në ORL gjatë vitit 200-300 persona kërkojnë këtë ndërhyrje dhe se në klinikat privat një shërbim i tillë kushton rreth 2 mijë euro.